Aktualitet

Për të rinovuar kartën ID të skaduar apliko tek e-Albania: Ja hapat që duhet të ndjekësh

Për të rinovuar kartën ID të skaduar apliko tek e-Albania:

Takimin për rinovimin e kartave ID mund ta rezervoni përmes portalit e-Albania.

Kështu qytetarët që u ka skaduar karta ID dhe duan ta rinovojnë, duhet të ndjekin këto hapa, në mënyrë që të shmangnin radhët e gjata.

Fillimisht qytetarët duhet të blejnë kuponin pranë pikave të Postës Shqiptare, dhe më pas të aplikojnë online përmes portalit e-Albania. Gjatë aplikimit përmes e-Albania qytetarët përveç të dhënave personale duhet të vendosin dhe numrin e celularit nga ku do të njoftohen për takimin.

Qeveria ka njoftuar më herët se të gjitha ID-ve që u ka përfunduar afati përgjatë muajve të pandemisë u është shtyrë skadenca deri në fund të dhjetorit 2020-s.