Aktualitet

Rama për rinisjen e kontrollit teknik të makinave: Konçesioni korruptiv torturoi me vite shoferët

Rama për rinisjen e kontrollit teknik të makinave: Konçesioni

Në njoftimin për transformimin e DRSHTRR në Laç, kryeministri Rama ka komentuar edhe nisjen nga dita e djeshme të shërbimit publiki të kontrollit të mjeteve. Rama shkruan se i është dhënë fund konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve: Sipas një kalendari të mirëorganizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve, drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit, shkruan kryeministri.

Nga dita e djeshme rinisi kontrolli teknik apo kolaudimi i automjeteve. Këtë radhë shërbimi është marrë në dorëzim të DPSHTRR pasi kontrata koncesionare me SGS përfundoi në muajin dhjetor. Nga muaji Janar shërbimi u pezullua, ndërsa dje procesi nis me kategorinë e parë kamionët, rimorkiot, tërheqësit dhe të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Do të jenë fillimisht 150 mjete për kolaudimin, kryesisht atyre që iu refuzua vitin e kaluar. Më pas janë mjetet që i përkasin periudhës pas 31 dhjetorit të cilat kryejnë kolaudimin për herë të parë. Ndërkaq, atyre që u skadon në këtë moment certifikata, vlefshmëria do të shtyhet me një vit, sipas ndryshimeve të reja.

Postimi i plotë me video:

Laç – Duke ndjekur nga afër transformimin rrënjësor të DRSHTRR, ku kryhen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54,209 drejtues automjetesh.
Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas dhënies fundit të konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve
Sipas një kalendari të mirëorganizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve, drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit ”, shkruan Rama.

*Tiranapost.al.