Aktualitet

Rregulli i ri i Muhamet Rrumbullakut: Emërimet në Polici do t`i bëjë Këshilli dhe jo drejtori

Rregulli i ri i Muhamet Rrumbullakut: Emërimet në Polici do t`i

Vendimin e parë që ka marrë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i ri i Policisë së Shtetit e ka prezantuar përpara strukturave policore.

Emërimet në kuadër vendor apo qëndror nuk do të bëhen më nga Drejtori i Policisë, por nga Këshillat e Vlerësimit që do të ngrihen.

Këshillat e Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor do të jenë struktura autonome dhe reparte policore.

Ky urdhër ndryshon procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’u japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.