Sa studentë ekselentë aplikuan për 'Gati për Shqipërinë'? Tre kategoritë kryesore brenda dhe jashtë vendit

Që prej lancimit të plaftormës 'Gati për Shqipërinë', 349 studentë ekselentë dhe të interesuar brenda dhe jashtë vendit kanë shprehur interesin për të dhënë kontributin e tyre me ide e projekte gjatë mandatit të tretë qeverisës të PS-së. Numrin e aplikimeve e njofton kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se shprehjet e interesit ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t'u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë.
Rama njofton se duke nisur nga nesër, aplikantët do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtpërdrejtë online zoom me vetë kryeministrin dhe me grupin e punës. Ndërkaq ftesa mbetet e hapir për këdo tjetër, të cilët mund të aplikojnë në adresën [email protected].
Edi Rama:
349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t'u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë - online zoom - me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
[email protected]
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës "Gati për Shqipërinë".

Platforma në internet është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri. Ata mund të kontaktojnë direkt me kryeministrin apo me anëtarë të tjerë të kabinetit të tij për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e qeverisë.
*Tiranapost.al.