Aktualitet

Siguria rrugore do mësohet si lëndë në shkollë të mesme

Siguria rrugore do mësohet si lëndë në shkollë të

Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar.

Kjo marrëveshje e re synon të zhvillojë tek nxënësit njohuritë për sigurinë rrugore, por edhe aftësitë praktike. Nga ana tjetër synon të trajnojë mësuesit për t’a përcjellë sa më mirë këtë kurrikul të re tek nxënësit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se siguria rrugore do të futet si një kapitull më vete në lëndën e Qytetarisë, ku nxënësit përveç njohurive teorike, do të zhvillojnë edhe praktikë.