Aktualitet

Veliaj për tërmetin në Turqi: Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit!

Veliaj për tërmetin në Turqi: Jemi me ju, me kujtimet ende

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin me të gjithë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre.

Veliaj për tërmetin në Turqi: Jemi me ju, me kujtimet ende

"Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona", shkruan Veliaj .

Më shumë se 500 njerëz kanë humbur jetën dhe 3 mijë të tjerë janë lënduar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.