Art dhe Kulturë

Kur Mimika tregoi zënkën me Ndrek Lucën dhe dha një mesazh për të gjitha çiftet

Kur Mimika tregoi zënkën me Ndrek Lucën dhe dha një mesazh

Është ndarë sot nga jeta Mimika Luca. Artistja shqiptare nuk la pas vetëm rolet në filma dhe teatër, por edhe mesazhe. Një prej tyre është ai kur tregonte për një zënkë në çift me bashkëshortin e saj, artistin Ndrek Luca.

“Unë isha rritur nga një nënë e fortë, e ashpër. Kisha jetuar vetëm me të. Isha e tulatur, e urtë, e qetë mirëpo një ditë, kur edhe mamaja ime ishte në shtëpinë time iu ktheva Ndrekës për diçka dhe i thashë: Ti nuk di. Ai nisi të më bërtiste me zë të lartë duke më thënë se ç`ishte ajo fjalë që i kisha thënë e si nuk dinte ai. Pak minuta më vonë, u vesh dhe do nisej për ekspeditë xhirimesh. Unë shkova tek dera dhe u puthëm, u takuam normalisht. Kur mbylla derën dhe u ktheva nga mamaja pashë fytyrën e saj gjithë inat: A ke dinjitet? Kështu më tha. Po përse, i thashë? Po ju u zutë pak më parë, ai të ulëriti. E ta mendosh që unë kisha harruar fare që ishim zënë e përse ishim zënë”, tregoi Mimika Luca në një intervistë rreth katër vjet më parë, duke dhënë një mesazh për çiftet e reja.