
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori i estradës së Fierit, Fuat Boçi. Mes qindra roleve në estradë, mbahet mend më së shumti me monologun e famshëm “Doni më për Belulin”. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, në qytetin e Fierit, këtë të martë në orën 12:00.
Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier. Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një ndër aktorët themelues të Estradës së Fierit, më 1957. Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”. Ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit.
Për ta rikujtuar në shenjë homazhi: