Është ndarë nga jeta ikona e kinematografisë Mirush Kabashi. Aktori i dramës, komedisë dhe tragjedisë, një kolos i artit shqiptar.
Në një njoftim në rrjete sociale, familja ka njoftuar humbjen e tij. Mirush Kabashi ishte 75 vjeç dhe prej kohësh vuante nga një sëmundje.
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.
Ai numëron mbi 100 roleve në filma dhe teatër.
Mirush Kabashi është babai i monologut. Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.
Mirush Kabashi ishte “Nderi i Kombit”.
Ai la pas gruan dhe dy vajzat, Mendi dhe Eni.
Ngjitja e fundit në skenë e Mirush Kabashit, në Festivalin e Këngës 22 dhjetor 2022
Një galeri fotosh nga rolet e tij në kinematografi
Në teatër