Claudia Cardinale: U përdhunova 16 vjeç. Gratë po dhunohen nga ata që duhet t'i duan
‘Kjo dhunë më paralizoi për një kohë të gjatë, duke më penguar që të martohesha dhe t'i jepesha plotësisht një burri".
Claudia Cardinale, aktorja e bukur italiane dhe ambasadore e Unesco-s, ka rrëfyer përvojën e saj të tmerrshme të përdhunimit kur ishte vetëm 16 vjeç.
[caption id="attachment_302356" align="aligncenter" width="630"]
Foto nga Google[/caption]
Claudia, sot 80 vjeç, në një intervistë të gjatë ka treguar se çfarë i ka ndodhur shumë vite më parë.
Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur u përdhunua.
“Personi që më përdhunoi vazhdoi të më përndjekë dhe më kërkonte që të abortoja fëmijën, por nuk pranova kurrsesi të heq dorë nga krijesa ime’.
[caption id="attachment_302357" align="aligncenter" width="495"]
Foto nga Google [/caption]
Aktorja e njohur është e shqetësuar për atë që vazhdon të ndodhë ende sot më vendin e sja: 3100 gra të vrara në Itali, më shumë se 3 në javë që nga janari.
“Është absurde që burrat vazhdojnë të keqtrajtojnë gratë dhe gjëja më e keqe është se pjesa më e madhe e vrasjeve të grave janë bërë nga bashkëshortët apo të dashurit e tyre. Domethënë nga personat që duhet ta duan dhe mbrojnë më shumë një grua".
Cardinale është ambasadore e UNESCO-s dhe promovon barazinë gjinore në botë, të drejtën për arsim, respektin për gratë, të cilat përballen me dhunën dhe që duhet ta raportojnë çdo veprim të tillë pa hezitim dhe frikë.
[caption id="attachment_302358" align="aligncenter" width="936"]
Foto nga Google [/caption]
"Burrat kurrë nuk do të vlejnë më shumë se sa ne që japim jetë. Ata nuk kanë mësuar ende të pranojnë emancipimin tonë, të drejtën për pavarësi që e kemi fituar falë betejeva të shumta’, tha Cardinale.
*Ky post u përshtat nga www.huffingtonpost.it