Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ja çmimet
E Shtunë 4 Gusht 2018, 15:50
TiranaPost
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do të luhet më 7 Shtator, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kombëtares së Panuccit në Ligën e Kombeve, një kompeticion që starton për herë të parë këtë shtator.
Çmimet për biletat variojnë nga 1000 lekë të reja mbrapa porte, deri në 18 mijë lekë në tribunën VIP. Çmimet janë relativisht të larta, krahasuar me ndeshjet e tjera të Kombëtares.
[caption id="" align="aligncenter" width="671"]
Tabela me çmimet e biletave.[/caption]