HOROSKOP

Horoskopi për datën 1 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 1 janar nga Russell Grant

Dashi

Viti i Ri sjell një mundësi të mirëpritur për të pushuar, relaksuar dhe reflektuar për dymbëdhjetë muajt e kaluar. Jepini vetes mundësinë për të parë përparimet e jashtëzakonshme që keni bërë. Zëvendësimi i kritikës me lëvdata dhe inkurajim ka shkaktuar një përmirësim të jashtëzakonshëm. Një lajm i mirë për një marrëdhënie do të arrijë deri tek veshët tuaj. I dashuri do t'ju ftojë në një shëtitje argëtuese. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme, duke u bazuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Demi

Viti 2020 fillon në një takim të rëndësishëm. Pjesëmarrja në të do të jetë shumë argëtuese. Ju kënaqeni duke u takuar me artistë të tjerë që janë të ngazëllyer për vitin e ardhshëm. Mundësia për të bashkëpunuar në një projekt do t`ju bjerë në prehër. Shfrytëzojeni këtë mundësi për parë libra dhe materiale që i keni dashur prej kohësh. Kjo do t'ju frymëzojë të përfundoni një vepër arti që keni nisur kohë më parë.

Binjakët

Në vitin 2020 do jeni në kërkim të pozicioneve më të mira të punës . Aplikoni për një pozicion që do t'ju lejojë të tregoni anën tuaj kreative. Të paguhesh për të krijuar gjëra të bukura është ajo që keni dashur prej kohësh. Do të zgjoheni të etur për të filluar ditën. Një jetë e lumtur në shtëpi e lehtëson suksesin në punë. Mos bëni gabim të derdhni të gjithë energjinë tuaj në një fushë të jetës. Duke u përpjekur për ekuilibër, ju mund të jeni profesionalisht i suksesshëm dhe personalisht i përmbushur.

Gaforrja

Viti i Ri ju frymëzon të eksploroni territorin e panjohur. Ndjekja e një hobi ose kursi studimi do të jetë shumë argëtuese. Problemet e vogla nuk do t`ju shqetësojnë më aq shumë. Shkëlqimi juaj rrezatues do të tërheqë admirues kudo që të shkoni. Do t'ju plotësohet një dëshirë e vogël. Ndaloni së i thëni vetes se nuk jeni i denjë për një fat të mirë. Nëse dikush meriton shëndet, pasuri dhe lumturi, ai jeni ju. Zëvendësoni të gjitha kritikat me komplimente.

Luani

Një trashëgimi do të shënojë një fillim interesant për Vitin e Ri. Përdoreni këtë për të përmbushur një ëndërr. Nëse dëshiron të jetosh jashtë vendit, të drejtosh biznesin tënd ose të bëhesh artist profesionist pak rëndësi ka. Ndiq zemrën tënde. Jini të gatshëm t`ia ktheni shpinën një marrëdhënieje ose praktike që nuk ju shërben më. Do keni kështu mundësinë të ndiqni dëshirën e zemrës suaj pa rezerva. Do të jetë një lehtësim të ccliroheni nga një partner obsesiv.

Virgjëresha

Bashkimi i forcave me një person shumë krijues është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar vitin 2020. Partneri juaj është i mrekullueshëm në ndërtimin e kështjellave në ajër, ndërsa ju jeni i talentuar në realizimin e tyre. Nëse i rezistoni dëshirës për të ndryshuar njëri-tjetrin, do të keni një aleancë të lumtur. Ju keni disa mundësi për përmbushje krijuese. Zgjidhni rrugën që nuk e keni ndjekur më parë. Mësimi i një teknike të re do të jetë shumë stimuluese.

Peshorja

Lajmet e mira për shëndetin tuaj ju bëjnë të ngazëllyer për Vitin e Ri. Më në fund, do të keni mundësi të ktheheni në hobin dhe sportet tuaja të preferuara. Merrni kohë nga orari juaj i ngarkuar për të bërë të paktën një gjë të këndshme çdo ditë. Dikush nga e kaluara juaj do të përpiqet të lidhet përsëri me ju. Pasi të bëni një bisedë, mund të vendosni të qëndroni larg. Ka kaluar shumë kohë qëkur u njohët për herë të parë.

Akrepi

2020-ta fillon me nota romantike. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë. Jini të gatshëm të bëni lëvizjen e parë. Nëse refuzoheni, mos u frikësoni. Ju keni akoma shumë bekime. Gjeni kohën për t`ia kujtuar vetes. Asgjë nuk tërheq fat më të mirë se një qëndrim mirënjohës. Provojeni dhe do ta shikoni.

Shigjetari

Kultivimi i një jete të lumtur në shtëpi është përparësia juaj për Vitin e Ri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për të jetuar, do të gjeni një pronë të bukur pranë një vendi me ujë. Një i afërm bujar do t'ju japë disa para. Është koha për të falur një gabim të së shkuarës. Kjo përfshin çlirimin e vetes nga frika, zemërimi dhe pakënaqësia.

Bricjapi

Një lajm i mirë do të arrijë në veshët tuaj në vitin 2020. Ju keni dritën jeshile për të bërë një udhëtim për kënaqësi. Nëse jeni koleksionist, sigurohuni që të merrni pjesë në një panair vjetor. Pjesëmarrja në një festë të madhe do të jetë shumë argëtuese. Vishni diçka të veçantë për këtë rast, pasi do të doni të krijoni një përshtypje të mirë. Pasi të keni zhvilluar një bisedë zbavitëse me dikë, do të vendosni të bashkëpunoni në një projekt.

Ujori

2020-ta sjell një mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Do bëni punën që doni. Asgjë nuk tërheq pasuri si lumturia. Një partneritet i dashur ju jep guximin të rrezikoni. Bëni kërkesë për një vend pune, filloni një biznes ose një projekt krijues.

Peshqit

2020-ta fillon me një arritje. Do të merrni një shans për të zhvilluar një projekt krijues. Ndaloni së i thëni vetes se është tepër vonë për të realizuar një ëndërr. Duke dëgjuar zërin tuaj të brendshëm, do bëni sukses në këtë sipërmarrje. Jeta juaj e dashurisë po shkon jashtëzakonisht mirë./F.H/Tiranapost.al