Stil jete

Mbi 1,000 orë punë për fustanin e martesës së Dua Lipës

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj të martesës, i cili u realizua pas më shumë se 1,000 orësh punë.

Këngëtarja zgjodhi një fustan të markës Chanel, të zbukuruar me pupla dhe kristale. Për krijimin e tij u përdorën rreth 25 mijë pupla, ndërsa çdo detaj u punua me dorë nga mjeshtërit e modës.

Fustani u shoqërua me një vello të gjatë nusërie prej gjashtë metrash, e dekoruar me elemente elegante, duke e bërë pamjen e Dua Lipës një nga më të komentuarat në botën e modës.

Sipas mediave të modës, realizimi i kësaj veshjeje kërkoi plot 1,155 orë punë, duke e kthyer atë në një nga fustanet më të veçanta të viteve të fundit.