Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku
E Enjte 22 Korrik 2021, 20:58
TiranaPost

Pas një beteje disa-vjetore me një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, e para grua që punoi si gazetare në shtypin e opozitës në fillim të pluralizmit.
Gjithashtu, Isaku ka qenë drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Ajo ka publikuar një numër të madh shkrimesh në shtypin vendas dhe të huaj si dhe ka qenë autorja e një serie librash në zhanera të ndryshëm si romane, poezi dhe tregime.
Në vitet e fundit të jetës ajo iu përkushtua pikturës dhe në vitin 2015 organizoi një ekspozitë me 30 punime të saj. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.
Tiranapost.al