Lajme nga Bota

Disa teste shtatzënie gabojnë, doktoresha zbulon rastin dhe tregon metodën më të sigurt

Disa teste shtatzënie gabojnë, doktoresha zbulon rastin dhe tregon

Nëntë nga 11 teste shtatzënie tregojnë se gratë nuk janë shtatzëna kur në të vërtetë janë. Këtë ka treguar një studim i ri ku mes të tjerash thuhet se rreth 45% e shtatzënive tek gratë janë të paplanifikuara dhe konfirmimi i shtatzënisë është thelbësore që një grua apo vajzë të marrë vendimin nëse do e mbajë fëmijën apo jo dhe kjo sigurisht sipas kushteve, planeve të jetës dhe dëshirës.

Të bësh një test shtatzënie është stres më vete, dhe ato që shiten nëpër farmaci, të cilat mund ti përdorësh në shtëpi thuhet se janë 99% efektive, pra tregojnë të vërtetën, dhe kjo ka bërë që në disa vende të Amerikës të shiten rreth 20 milion teste në vit.

Women in the US buy some 20 million urine pregnancy tests a year. A new study found that the vast majority of pee tests trusted by hospitals can return false-negatives

Megjithatë, siç e zbulon edhe studimi nga Universiteti i Uashingtonit, nuk janë aq të sigurta sa thuhet. Bëhet fjalë për 9 nga 11 marka testesh shtatzënie të cilat japin përgjigje negative, kur në fat ato ishin shtatzënë dhe ky gabim mund të përsëritej deri në 20 herë.

Shumë gra presin pesë minuta nëse do u plotësohen ato dy vija të cilat shfaqen tek testi. Testet e shtatzënisë ato që bëhen në shtëpi zbulojnë vezën e fekonduar përmes një hormoni  HCG.

Brenda dy javëve të fekondimit, trupi i një gruaje fillon prodhimin e HGC, i ashtuquajturi hormon i shtatzënisë, i cili sekretohet nga qelizat e placentës edhe në fazat e hershme të formimit. Por rezultatet në test nuk janë aq të pagabueshme. Autorja e studimit Ann Gronowski e vërtetoi. Një paciente shkoi në klinikën e saj dhe Ann i dha një test që rezultoi negativ. Por pas pak ditësh ajo shkoi sërish në klinikë duke u ankuar për disa shenja të ngjashme me shtatzëninë. Pasi bëri analizat e gjakut, zbuloi se ishte shtatzënë. Dhe që atëherë doktoresha ka filluar të studiojë testet e shtatzënisë. Sipas saj janë shumë faktorë që ndikojnë, duke filluar që nga kimikatet e tepërta në urinë të cilat mund të ‘mashtrojnë’ duke bërë që të mos përcillet përgjigja e saktë.

Doktoresha sugjeron të gjitha gratë dhe vajzat të cilat kanë dyshime, të bëjnë një analizë të thjeshtë gjaku, është e sigurt se nuk gabon kurrë. / Daily Mail/ Tiranapost.al. E.B