Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, shkon në 1200
E Hënë 6 Shkurt 2023, 11:52
TiranaPost

Më shumë se 1200 njerëz kanë humbur jetën pasi një një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën.
Të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim televiziv të hënën.
Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë humbur jetën, raporton CNN.
Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2,400 njerëz nga rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti, tha Erdogan.