BE do të shqyrtojë pranimin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë
E Hënë 7 Mars 2022, 19:30
TiranaPost

Kërkesat për anëtarësim në BE nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian.
Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare diskutuan aplikimet e pranuara gjatë javës së kaluar, në një takim të sotëm dhe ranë dakord të ftojnë Komisionin të paraqesë një opinion për secilën.
Megjithatë mund të marrë pak kohë - një opinion nga Komisioni mund të marrë deri në 18 muaj për t'u përgatitur. Dhe nëse është i suksesshëm, procesi për t'u bashkuar me BE zakonisht zgjat me vite, shkruan BBC.