Erdogan kritikon sanksionet ndaj artistëve rusë: Gjueti shtrigash! Çfarë marrëzie është kjo

E Mërkurë 9 Mars 2022, 17:20
TiranaPost
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar sanksionet kundër popullit, letërsisë dhe artistëve rusë si pjesë e reagimit kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, raporton Associeted Press.
“Ne nuk pranojmë praktika të gjuetisë së shtrigave kundër popullit rus, letërsisë ruse, studentëve dhe artistëve (rusë), ashtu si (nuk pranojmë) braktisjen e Ukrainës”, tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij sot.
Sanksionet kanë përfshirë anulimin e publikimeve ruse për filmat e Hollivudit dhe ndërprerjen e lidhjeve me dirigjentin e famshëm rus Valery Gergiev, i cili është i afërt me presidentin Vladimir Putin.
"Çfarë marrëzie është kjo?" tha Erdogan.
Tiranapost.al