Gazetari britanik me përvojë, video-selfie duke ecur nëpër Kiev: Thoni me vete ç'dua këtu? Informacioni është dritë
E Diel 6 Mars 2022, 22:38
TiranaPost

Në njërën video John Sweeney një nga gazetarët e fortë në Britani, tregon kur ka rastisur para një kafeneje dhe ka shpresuar për një kapuçino. E ka pyetur djalin: A jeni hapur sepse doja një kapuçino?
Jo i ka thënë ai: Përgatisim plumba për ushtrinë ruse.
‘’Fuck Putin, fuck Putin’’.
Gazetari britanik është larguar më këtë reflektim.
Ndërsa në video-mesazhin e dytë ai sqaron se ka udhëtuar botën dhe ka parë gjëra shumë të tmerrshme, por s`ka më keq sesa kur këto ngjarje ndodhin në errësirë.
"S`ka më keq se errësira. Informacioni është dritë", thotë gazetari referuar ndoshta mospasqyrimit të ngjarjeve tragjike të pushtimit të Ukrainës, në mediat ruse.
"Për këtë jam në Kiev", thotë ai.
Tiranapost.al