Gerhard Schroder shkon në Moskë për t'u takuar me Putinin

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ndodhet në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, thanë disa burime për POLITICO.
Schroder, një social demokrat, shërbeu si kancelari gjerman nga viti 1998 deri në vitin 2005. Që atëherë ai ka gëzuar një karrierë fitimprurëse biznesi falë roleve të tij në energjinë ruse.
Së fundmi ai ka rënë nën kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit për refuzimin e shkëputjes së lidhjeve të tij të ngushta me Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga Putini.
Vizita e Schroder në Moskë pasoi bisedimet në Stamboll me një politikan ukrainas i cili është anëtar i delegacionit për bisedimet e paqes me Rusinë, thanë burimet për POLITICO.
"Ukraina donte të shihte në se Schroder mund të ndërtonte një urë për dialogun me Putinin".
Javën e kaluar, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, sugjeroi se Schroder mund të përpiqet të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit.
Zyrtarët e qeverisë gjermane thanë se nuk ishin informuar më parë për nismën e tij.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, negociatorët ukrainas dhe rusë kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh në Bjellorusi, por këto diskutime kanë dhënë pak shpresë.
Tiranapost.al