Lajme nga Bota

Gjyshja i la të gjithë pasurinë, trashëgimtarja austriake do t`ua shpërndajë njerëzve që kanë nevojë

Gjyshja i la të gjithë pasurinë, trashëgimtarja austriake do

Marlene Engelhorn, 31 vjeçe trashëgoi nga gjyshja e saj një pasuri të tërë, të cilën nuk dëshiron ta mbajë vetëm për vete.

Ajo është një aktiviste austriako-gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Tax Me Now, një fushatë për të luftuar pabarazinë e pasurisë.

Austria hoqi tatimin mbi trashëgiminë në vitin 2008, një vendim që ajo beson se është i padrejtë.

Marlene tha në një deklaratë: “Kam trashëguar një pasuri dhe rrjedhimisht pushtet, pa bërë asgjë për ta fituar. Dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të. Nëse politikanët nuk bëjnë punën e tyre dhe nuk rishpërndajnë, atëherë unë duhet ta rishpërndaj vetë pasurinë time. Shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën me një punë me kohë të plotë dhe paguajnë taksa për çdo euro që fitojnë nga puna. Unë e shoh këtë si një dështim të politikës dhe nëse politika dështon, atëherë qytetarët duhet të merren vetë me të”, tha ajo.

Marlene është një pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themelues i gjigantit kimik dhe farmaceutik BASF.

Gjyshja e saj Traudl Engelhorn-Vechiatto vdiq në shtator 2022. Pasuria e saj u vlerësua nga Forbes në 3.8 miliardë euro.

Ftesat tani janë dërguar në 10,000 adresa të zgjedhura rastësisht, ku aplikantëve u kërkohet të plotësojnë një anketë të shkurtër përpara se të përzgjidhen në një grup prej 50 përfituesish.

Ata do të fillojnë të paraqesin ide se si mund t`i shpenzojnë paratë.

Marlene ka thënë se nuk do të luajë asnjë rol në procesin e vendimmarrjes, duke ia lënë këshillit të përzgjedhë përfituesit, brenda ose jashtë Austrisë.

Paratë nuk duhet të shkojnë në aktivitete që janë antikushtetuese, armiqësore ose çnjerëzore.