Greqia i vjen në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik
E Hënë 6 Shkurt 2023, 11:33
TiranaPost

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Greqia po mobilizon burimet e saj dhe se do të ndihmojë menjëherë Turqinë.
“Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , tha Mitsotakis.