Italia do të përdorë pronat e sekuestruara mafioze për të pritur refugjatë ukrainas

Autoritetet italiane po identifikojnë pronat e marra nga mafia për të strehuar refugjatët ukrainas që vijnë, tha ministri i brendshëm të hënën.
Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 17,286 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë mbërritur në Itali që kur ushtria ruse filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.
Megjithëse shumica e këtyre refugjatëve kanë gjetur strehë te të afërmit dhe miqtë, në vend janë raportuar nisma private dhe publike për të organizuar strehim për shumë të tjerë.
"Ky është fillimi. Qindra mijëra refugjatë do të mbërrijnë dhe ne duhet të jemi në lartësinë e detyrës," tha të hënën kreu i Partisë Demokratike, Enrico Letta.
“Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për të mirëpritur rusët që ikin nga Rusia, një vend që po bëhet gjithnjë e më shumë burg”, shtoi ai.
Tiranapost.al