Johnson i drejtohet Zelenskyt: Do përdorim çdo metodë derisa Putin të dështojë dhe Ukraina të jetë sërish e lirë

Pas fjalimit të Zelenskyt para deputetëve, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se ukrainasit e zakonshëm po frymëzojnë miliona njerëz me guximin e tyre.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur të furnizojnë me armë ushtarake, të vendosin sanksione dhe të shtojnë presionin kundër Rusisë.
“Asnjëherë më parë, në gjithë shekuj e demokracisë sonë parlamentare Dhoma nuk ka dëgjuar një fjalim të tillë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armët që i nevojiten dhe të shtrëngojë lakun ekonomik rreth Vladimir Putinit.
Ne do të përdorim çdo metodë që mundemi, diplomatike, humanitare dhe ekonomike, derisa Vladimir Putin të ketë dështuar në këtë sipërmarrje katastrofike dhe Ukraina të jetë sërish e lirë”, tha ai.