Lajme nga Bota

Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit! Kryeministrja italiane: Kjo nuk është një përplasje politike, është diçka e sëmurë

Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit! Kryeministrja

Një individ që dyshohet se është i punësuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Meritës në Itali ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe në skenën politike italiane, pas një postimi kontrovers në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur një mesazh keqdashës ndaj vajzës 7-vjeçare të kryeministres Giorgia Meloni, duke i dëshiruar të ketë të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro, një vajzë e re, e cila u vra nga partneri i saj.

Ky postim u denoncua menjëherë nga partia Fratelli d’Italia, e cila e quajti atë “tronditës dhe krejtësisht i papranueshëm”. Edhe vetë kryeministrja Meloni reagoi ashpër ndaj ngjarjes.

Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit! Kryeministrja

“Nuk kemi të bëjmë me një debat politik apo një shpërthim emocional. Kjo është diçka shumë më e errët një shprehje e urrejtjes ideologjike që i shkel të gjitha kufijtë e arsyes, duke përfshirë edhe dëshirën për vdekjen e një fëmije vetëm për të goditur një figurë politike. Kundër kësaj klime të dhunshme, politika në tërësi duhet të tregojë bashkim. Sepse ekzistojnë kufij që nuk duhet kapërcyer kurrë. Dhe ruajtja e këtyre kufijve është një detyrë që i përket të gjithëve, pa dallim bindjesh”, deklaroi Meloni.

Ndërkohë, ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, njoftoi se do të nisë një hetim për të identifikuar dhe ndëshkuar autorin e këtij mesazhi kërcënues.