Lajme nga Bota

Kryedirigjenti i Teatrit Bolshoi të Moskës jep dorëheqjen pas presionit për të mbajtur qëndrim në lidhje me luftën

Kryedirigjenti i Teatrit Bolshoi të Moskës jep dorëheqjen pas

Tugan Sokhiev, kryedirigjenti i njohur i Teatrit Bolshoi, ka dhënë dorëheqjen e menjëhershëm pasi u vu nën presion për të shprehur mendimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

“Së pari më duhet të them gjënë më të rëndësishme: Unë kurrë nuk kam mbështetur dhe do të jem gjithmonë kundër çdo konflikti të çfarëdo forme”, tha dirigjenti rus në një postim në Facebook.

Por ai dha dorëheqjen pa deklaruar qëndrimin e tij për konfliktin. Dirigjenti i njohur ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti si dirigjent i ‘Orchester National du Capitole de Toulouse’ në Francë, ku i ishte bërë presion për të sqaruar pikëpamjet e tij.

Kryedirigjenti i Teatrit Bolshoi të Moskës jep dorëheqjen pas

"Sot jam i detyruar të bëj një zgjedhje. Më kërkohet të zgjedh një traditë kulturore mbi tjetrën. Më kërkohet të zgjedh një artist mbi tjetrin. Më kërkohet të zgjedh një këngëtar mbi tjetrin. Së shpejti do të më kërkohet të zgjedh midis Çajkovskit, Stravinskit, Shostakovich dhe Beethoven, Brahms, Debussy.", tha ai.

Ai shtoi se se vendimi i tij bazohej në faktin se ishte "i detyruar të përballej me opsionin e pamundur për të zgjedhur midis muzikantëve të dashur rusë dhe francezë".

Kryedirigjenti i Teatrit Bolshoi të Moskës jep dorëheqjen pas

Javën e kaluar Filarmonia e Mynihut shkarkoi me efekt të menjëhershëm kryedirigjentin rus Valery Gergiev pasi ai nuk iu përgjigj thirrjeve për të dënuar pushtimin.

Drejtori i përgjithshëm i Bolshoit, Vladimir Urin i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tass se ishte i pikëlluar nga vendimi.

"Më vjen shumë keq. Largimi i tij është një problem serioz për Teatrin Bolshoi. Është e paqartë se si do të zhvillohet situata tani," tha ai.