Lajme nga Bota

Kush ishte Donika Gocaj, shqiptarja që vdiq se ra në një pusetë të hapur në New York?

Kush ishte Donika Gocaj, shqiptarja që vdiq se ra në një

Një ngjarje tragjike ka tronditur New York City, ku 56-vjeçarja Donika Gocaj humbi jetën pasi ra në një pusetë të hapur në rrugë, vetëm pak sekonda pasi zbriti nga makina e saj.

Sipas raportimeve, gruaja kishte parkuar SUV-in pranë Fifth Avenue në Midtown Manhattan, kur bëri një hap dhe u zhduk brenda pusetës së hapur të kompanisë së energjisë.

Dëshmitarët thanë se gjithçka ndodhi brenda çastit.

“Ajo ulëriti: Po vdes’,” tregoi një dëshmitar për mediat amerikane.

Donika Gocaj, ishte nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e dy nipërve. Ajo jetonte në Briarcliff Manor, në Westchester County.

Sipas kompanisë coned.com⁠, kapaku i pusetës dyshohet se ishte zhvendosur vetëm pak minuta më herët nga një kamion i rëndë që kaloi në zonë. Kompania tha se po vijon hetimet për të kuptuar saktësisht si ndodhi incidenti.

Ngjarja ndodhi pranë dyqaneve luksoze në kryqëzimin e 52nd Street me Fifth Avenue dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike në një nga zonat më të frekuentuara të Manhattan-it.

Kush ishte Donika Gocaj, shqiptarja që vdiq se ra në një

Kozeta Turishta, mike e Donikës shkruan se sa i pasigurt është New York dhe se kjo është pikërisht arsyeja pse nuk e do këtë qytet. Ajo shpreh dhimbjen për këtë humbje, njësoj si edhe Albërie Hadërgjonaj.

Kush ishte Donika Gocaj, shqiptarja që vdiq se ra në një

Tiranapost.al