Scriptorium

Maskat dhe idiotët e arsyeshëm

Do të ishim duke kërkuar shumë nga idiotët e arsyeshëm nëse do tiu këkonim të kujdeseshin për prindërit apo gjyshërit e tyre.

Maskat dhe idiotët e arsyeshëm

Javier Marias/ As ata më optimistët nuk mund ta mohojnë që deri vonë, pak dekada më parë, shoqërisë i është induktuar një budallepsje e përgjithshme e në rritje. Shembulli më i qartë i këtij induktimi është ai i qeveritarëve në Shtetet e Bashkuara, Britani, Hungari, Poloni, Spanjë, Egjipt, Venezuelë, Meksikë, Argjentinë, Nikaragua, Turqi, Bjellorusi, Ishujt Filipine, Indi, Rusinë e tmerrshme, Brazilin e uritur, të gjithë të zgjedhur prej popullit. Shfaqja e një murtaje nuk kishte pse të përmirësonte inteligjencën apo butësinë e tyre, përkundrazi: njerëzit që kërcënohen budallepsen më shumë; disa sepse e mbanin iu preku kujtesën; disa të tjerë sepse rebeloheshin ndaj kërcënimit duke e mohuar dhe duke besuar në teori konspirative, tërësisht të paarsyeshme.

Edhe pse tani ka më pak njerëz në rrugë, vë re që idiotët mbeten të tillë, për ta vërtetuar mjafton të hedhësh një sy tek maskat e detyrueshme. Duhet pranuar që shumica i përdor ashtu sic duhet. Por ka një sërë njerëzish që besojnë në supersticione të cuditshme. Përpos të pastrehëve që nuk e mbajnë maskën– kanë mjaftueshëm probleme dhe nuk e blejnë dot – kam pikasur këto lloj idiotësh:

Idioti që vrapon. Ky individ ka gëzuar një diskriminim të pakuptueshëm në favorin e tij që në fillim të pandemisë. Që atëherë ju dha leje që të dilnin lirisht dhe që mos ta vinin maskën. Ndoshta maska mund tiu a merrte frymën në një sprint nuk e di, por absurdja është që, ndërsa duhanpirësit ndëshkohen, vrapuesit shpërblehen, pavarësisht se shpërndajnë frymën e tyre kudo. Sa herë që has me një të tillë në rrugë, ju lutem shenjtorëve dhe engjëjve që mos infektohem.

Dicka e ngjashme ndodh me idiotin në bicikletë, i cili përpos të tjerash, ndonjëherë e hedh bicikletënn në mes të vijave të bardha pas përdorimit.

Idiotët me telefon. Është jashtë mendsh që shumë e heqin apo e ulin maskën për të folur në telefon, sikur të dëgjonin apo të dëgjoheshin më mirë pa të. Por akoma më rëndë janë ata që e heqin maskën për të shkruar apo lexuar një mesazh, sikur maska ndikon në shikimin e tyre. Është e vërtetë që maska i avullon syzet, por mjafton ti heqësh një moment ose të presësh derisa të kthehesh në shtëpi për të kthyer përgjigje. Pothuajse asgjë nuk është aq urgjente. Ky brez idiotësh mendon që telefoni ka cilësi shëruese ose imunizuese, aq shumë e adhuron atë. Të njëjtin besim duhet të kenë dhe vrapuesit ndaj praktikave të tyre pseudosportive. Ciklistët e patinatorët duhet të jenë të bindur që i mbron shpejtësia. Por askush nuk shqetësohet për zërin e ngritur ndërkohë që flet në telefon.

Një idiot vërtet i mistershëm është ai që shëtit qenin. Shumica e pronarëve iu përmbahet rregullave, por ka disa prej tyre që jo. Që në fillim të pandemisë dhe këta u diskriminuan për mirë, sepse qentë janë pothuajse njësoj të shenjtë për ne ashtu si lopa për indianët. Dhe e vërteta është se ka me miliona njerëz që kanë qen; në fakt jo vetëm një por dy, tre. Pra si përfundim dísa prej pronarëve nuk e mbajnë fare maskën, ose e vënë si të ishte një shall. Duhet të besojnë që virusi ja mbath përpara qenëve njësoj si vampirët përpara kryqit.

Ka dhe një lloj tjetër idiotësh që pavarësisht paralajmërimeve, vazhdojnë organizimin e festave nëpër shtëpi ose më keq akoma marrin shtëpi me qera për këtë qëllim. Nuk tërhiqen as pse ka të infektuar që po vuajnë nga pasojat pavarësisht se janë shumë të rinj, më pak se dyzet vjec.

Do të ishim duke kërkuar shumë nga idiotët e arsyeshëm nëse do tiu këkonim të kujdeseshin për prindërit apo gjyshërit e tyre.

Javier Marias është shkrimtar, përkthyes dhe redaktor Spanjoll.

*Ky artikull u përkthye në Shqip për Tiranapost.al. nga Albana Murra.