Lajme nga Bota

Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra, qeveria Conte në pikëpyetje

Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra, qeveria Conte në

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali është vënë në pikëpyetje, pas vendimit të ish-kryeministrit Matteo Renzi, i cili ka tërhequr 2 ministra të tij nga kabineti qeveritar.

Matteo Renzi ka njoftuar tërheqjen e dy ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, pjesë e partisë “Italia Viva”, nga qeveria duke shpjeguar se:"Për të dhënë dorëheqjen duhet guxim dhe një ndjenjë përgjegjësie", ndërsa ka shtuar se "kriza nuk është hapur nga ne, ajo është hapur për muajsh".

Përplasja mes tyre kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondeve të BE lidhur me situatën e pandemisë.

Masa vjen pas "takimit të ndërmjetëm" mes Conte dhe Presidentit Mattarella, i cili theksoi "nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje pasigurie" duke pasur parasysh "pandeminë".

Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte.

Në ditët në vijim do të shihet nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri maxhorancën, apo në këto kushte Italia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Artikulli i marrë nga TGcom24, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.