Lajme nga Bota

Mbretëria e Bashkuar ngrin pasurinë e Roman Abramoviç. Vendoset në pikëpyetje shitja e Chelsea

Mbretëria e Bashkuar ngrin pasurinë e Roman Abramoviç. Vendoset

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka sanksionuar oligarkun rus Roman Abramoviç, duke ngrirë asetet e tij, ku përfshihet klubi anglez i futbollit në Premier League, Chelsea.

Në një deklaratë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Abramovich i janë "ngrirë pasuritë, janë ndaluar transaksionet me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, i është vendosur një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti.”

Abramoviç, i cili ka në pronësi Chelsean që nga viti 2003, njoftoi javën e kaluar se ai po shiste klubin, por sanksionet tani vënë në dyshim shitjen dhe të ardhmen e afërt të skuadrës së Premier League.

“Për të siguruar që klubi të mund të vazhdojë të konkurrojë dhe të funksionojë, ne po lëshojmë një licencë të veçantë që do të lejojë që të kryhen ndeshjet, të paguhet stafi dhe mbajtësit ekzistues të biletave të ndjekin ndeshjet, ndërkohë që, më e rëndësishmja, Abramoviç do të privohet nga përfitimet e pronësisë mbi klubin.”, tha Sekretarja e Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorries në një postim në Tëitter.

Abramoviç dhe aleati i Putinit, Igor Sechin, janë midis shtatë oligarkëve dhe politikanëve që do të shtohen në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Muajin e kaluar, deputeti laburist Chris Bryant bëri thirrje që Abramoviç të humbasë pronësinë e Chelsea-t pasi pa një dokument të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të vitit 2019 që identifikonte Abramoviç si një individ me interes për shkak të "lidhjeve të tij me shtetin rus dhe lidhjen publike me aktivitete dhe praktika korruptive".

Oligarkët dhe politikanët e tjerë që iu shtuan listës së sanksioneve përfshijnë:

- Oleg Deripaska, i cili ka aksione në En+ Group
- Igor Sechin, shefi ekzekutiv i Rosneft
- Andrey Kostin, kryetar i bankës VTB
- Alexei Miller, CEO i kompanisë energjetike Gazprom
- Nikolai Tokarev, president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft
- Dmitri Lebedev, kryetar i bordit të drejtorëve të Bankës Rossiya