OBSH: Deri tani ka pasur 24 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë
E Enjte 10 Mars 2022, 15:53
TiranaPost

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte regjistruar 24 incidente të verifikuara të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Këto sulme kanë çuar në të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur. Të paktën 8 nga të plagosurit dhe 2 nga të vrarët janë verifikuar se janë punonjës shëndetësorë. Sulmet ndodhën midis 24 shkurtit dhe 8 marsit”, tha OBSH në një email për CNN.
Rasti më i fundit është shpërthimi vdekjeprurës me bombë në një maternitet dhe spital për fëmijë në Mariupol i cili vrau tre persona.