Lajme nga Bota

Polonia do të lejojë refugjatët ukrainas të qëndrojnë për 18 muaj

Polonia do të lejojë refugjatët ukrainas të
Polonia, vendi që pranon numrin më të madh të refugjatëve nga pushtimi rus në Ukrainë, miratoi të hënën legjislacionin që ofron ndihmë financiare për refugjatët dhe i lejon ata të qëndrojnë ligjërisht në vend për 18 muaj.

Kryeministri Mateusz Morawiecki e përshkroi ndihmën për ukrainasit si sfidën më të rëndësishme me të cilën Polonia është përballur në dekada dhe ai argumentoi se përpjekjet "nuk mund të jenë vetëm spontane".

View this post on Instagram

A post shared by Tiranapost (@post.tirana)

Polonia ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Polakët kanë kërkuar të ndihmojnë ukrainasit që ikin në mënyra të shumta, me vullnetarë që shfaqen në kufi për të ushqyer dhe ndihmuar njerëzit, dhe shpesh për t'i marrë në shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre kanë marrë pushim nga puna për të ndihmuar, një formë ndihme që nuk do të jetë e qëndrueshme.

Sipas rregullores së re, qytetarët ukrainas do të kenë të drejtën të qëndrojnë ligjërisht në Poloni për 18 muaj dhe do të lejohen të punojnë ligjërisht. Ata do të marrin ndihmë mjekësore dhe do të marrin një kompensim një herë prej 300 zloty (66 dollarë) për person.

Tiranapost.al