Lajme nga Bota

Rusia, as do prodhojë e as do pijë Heineken

Rusia, as do prodhojë e as do pijë Heineken

Heineken është bërë marka më e fundit e madhe, pas Coca-Cola, Starbucks dhe KFC e McDonalds që ndalon prodhimin dhe tregtimin në Rusi.

Prodhuesi holandez i birrës tha se po ndalon shitjen, prodhimin dhe reklamimin e birrës Heineken në vend.

Në një deklaratë sot nga kompania u tha se 'po vlerëson opsionet strategjike për të ardhmen’.

Problemi për Rusinë nuk është vetëm moskonsumimi i birrës, por mbyllja e degëve që e prodhonin dhe mbetja pa punë e shumë njerëzve.

Heineken shtoi se do të rrisë mbështetjen dhe donacionet për OJQ-të që veprojnë në Poloni, Hungari, Rumani dhe Sllovaki, aty ku emigrantët ukrainas po shkojnë.