Rusia lajmëron largimin nga Këshilli i Evropës 7 ditë pasi u pezullua

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ata nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin aleancën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e tensionuar.
Rusia u bashkua me Këshillin e Evropës në 1996, pas aplikimit nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për ta bërë vendin më demokratik.
Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt - një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Kjo masë u mor edhe njëherë më parë në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.
Këshilli i Evropës është një organizatë që nuk ka lidhje me BE-në.