Rusia paralajmëron rritje 'katastrofike' të çmimit të naftës së papërpunuar në rast të sanksioneve perëndimore
E Hënë 7 Mars 2022, 20:52
TiranaPost

Moska ka paralajmëruar të hënën për "pasoja katastrofike" për tregun botëror nëse vendoset një embargo perëndimore ndaj naftës ruse, e diskutuar nga SHBA dhe BE si përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
“Është mjaft e qartë se refuzimi për të blerë naftë ruse do të çojë në pasoja katastrofike për tregun botëror”, tha zëvendëskryeministri rus për Energjinë, Alexander Novak.
"Rritja e çmimeve ka të ngjarë të jetë e paparashikueshme dhe të arrijë më shumë se 300 dollarë për fuçi ose më shumë," shtoi ai.