Lajme nga Bota

Rusia thotë që do ndalojë operacionet nëse Ukraina përmbush 2 kushte

Rusia thotë që do ndalojë operacionet nëse Ukraina
Rusia thotë se mund të ndalojë operacionet në çdo moment nëse Ukraina përmbush kushtet e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe zonat Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën dhe të heqë dorë nga pretendimet për t’u bërë pjesë e aleancave të ndryshme, si NATO, për shembull.

Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk ka pretendime të tjera territoriale mbi Ukrainës.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe më vonë tregoi mbështetje për separatistët pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.