Lajme nga Bota

SHBA vendos sisteme raketore në Poloni

SHBA vendos sisteme raketore në Poloni
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, dhe shtoi se ky veprim bëhet për të mbrojtur "çdo centimetër" të territorit të NATO-s.

Harris e dha lajmin në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda dhe tha se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.

Dorëzimi i raketave Patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit.

Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike.