Lajme nga Bota

Trump ofendon doktor Faucin: Është idiot! Por nuk e shkarkon dot

Trump ofendon doktor Faucin: Është idiot! Por nuk e shkarkon dot

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me një gjuhë të rëndë kundër kryevirologut kryesor Anthony Fauci duke e quajtur katastrofë dhe idiot. Komentet i ka bërë gjatë pas një bisede telefonike me stafin e fushatës kundër Biden, ku ka thënë se 'njerëzit janë lodhur nga Covid'.

'Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë, të gjithë këta idiotë që e kuptuan gabim," thotë Trump në bisedën telefonike duke shtuar: 'Sa herë që Fauci del në televizion gjithmonë ka një bombë për të plasur’.

Trump iu referua intervistës së të dielës të Faucit ku ky i fundit tha se nuk u habit aspak që Trump u infektua, duke nënkuptuar se ai nuk zbatoi asnjë masë.

Por presidenti dha shpjegime se pse nuk e ka pushuar ende nga puna doktor Faucin si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pavarësisht nga pakënaqësia e tij me të.

"Ka një bombë më të madhe nëse e pushon nga puna. Ky djalë është një katastrofë. Ai mund të jetë një njeri i mirë, por i prapambetur. Ai ka qenë këtu në këtë pozicion për 500 vjet", tha Trump për Faucin i cili është 79 vjeç.

Fauci është një nëpunës civil i cili sipas ligjit, nuk mund të pushohet drejtpërdrejt nga presidenti. Ai mund të apelojë çdo shkarkim të urdhëruar nga presidenti përmes të emëruarve politikë që e mbikëqyrin atë.

Gjatë tubimit të ditës së djeshme, Trump u tall me Biden duke e imituar atë teksa thoshte se duhen dëgjuar shkencëtarët lidhur me pandeminë.

"Nëse do të dëgjoja plotësisht shkencëtarët, tani do të kishim një vend në depresion masiv. Ne jemi si një anije rakete".

Trump kritikoi gjithashtu guvernatorët demokratë të disa shteteve për miratimin e masave kufizuese: Lerini të hapura vendet, të vijojë aktiviteti!