Ukraina ndalon eksportet e drithërave, sheqerit dhe mishit deri në fund të vitit
E Mërkurë 9 Mars 2022, 10:48
TiranaPost
Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportet e thekës, elbit, hikërrorit, melit, sheqerit, kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar ditën e sotme.
Ky veprim do të vendosë sigurinë ushqimore në të gjithë Europën akoma më shumë në vështirësi, duke çuar në mungesa të drithërave dhe në rritjen e çmimit të orizit të produkteve kryesore. Rusia dhe Ukraina së bashku janë përgjegjëse për rreth 30% të eksporteve botërore të grurit dhe elbit.
Ministri i Bujqësisë i Irlandës, Charlie Mçonalogue, tha për RTE se fermerët, shumë prodhues të qumështit dhe viçit, duhet të konsiderojnë rritjen e prodhimit të drithit këtë vit. Ai tha se vendi importon 60% të grurit të tij.