Ukraina pranon rrugët e propozuara nga Rusia për evakuimin e civilëve
Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë që civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili parashikohet të zgjasë nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.
Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes "korridoreve të gjelbërta" në zonat e mëposhtme:
- Energodar-Zaporizhia
- Sumy-Poltava
- Mariupol-Zaporizhia
- Volnovakha-Pokrovsk
- Izium-Lozova
- Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev
Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti - evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.
"Banorët e Volnovakha-s drejtohen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku fshihen tani, nga breshëria e raketave dhe zjarri shkatërrues që po i vret”, tha ajo.
Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.
Kujtojmë që rrugët e propozuara nga Rusia për evakuimin e civilëve çojnë vetëm në Rusi ose në vendin aleat të rusëve Bjellorusi.