Lajme nga Bota

Vitali Klitschko thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos bashkëpunoni me Moskën. Çdo euro do kthehet në sulm

Vitali Klitschko thirrje komunitetit ndërkombëtar: Mos

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka vendosur të luajë një rol aktiv në mbrojten e qytetit të tij kundër agresionit rus dhe është rekrutuar në ushtri.

"Pavarësisht gjithçkaje, ne jemi gati të luftojmë për të mbrojtur qytetin dhe atdheun. Nuk duam të largohemi, nuk do t'ua japim rusëve", tha ai në një intervistë për Sky TG24, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të ndalojë bashkëpunimin me Moskën.

"Në këtë moment, uniteti është thelbësor". “Faleminderit sepse ndihma është atje dhe ne e ndjejmë atë, por duhet bërë më shumë, do të ishte pozitive të anëtarësoheshim në NATO, por tani nevojitet ndihmë konkrete”. Çdo euro nuk do të kthehet apo investohet kurrë për mirëqenien e shoqërisë, por do të përfundojë në armatim dhe pasojat po i shohim këtu. Ata i kthejnë paratë në armë dhe agresion. Ju lutem të na mbështesni sepse nëse Ukraina arrin të qëndrojë e fortë, rusët nuk do të mund të vazhdojnë me këto sulme," përfundoi ai.

View this post on Instagram

A post shared by Sky tg24 (@skytg24)