Zelenksy: Kërcënimi i Putin me armët bërthamore tregon dobësi! Po bën bllof

Presidenti ukrainas Volodynir Zelenksy i ka quajtur kërcënimet e Presidentit Putin për t’ju drejtuar armëve bërthamore një ‘blof’ nga ana e tij.
‘’Unë mendoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një bllof. Është një gjë të jesh vrasës. Është tjetër të bësh vetëvrasje”, tha Zelensky në një intervistë me gazetën e njohur gjermane Die Zeit.
Putin në një takim televiziv me zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse tha se kishte urdhëruar forcat e parandalimit të Rusisë– të cilat përfshijnë armë bërthamore – në gjendjen e tyre më të lartë të gatishmërisë.
Zelensky vazhdoi duke thënë se kërcënimi bërthamor i Putinit "tregon një dobësi".
‘’Ju kërcënoni përdorimin e armëve bërthamore vetëm kur asgjë tjetër nuk funksionon, "tha Zelensky. “Çdo përdorim i armëve bërthamore do të thotë fundi për të gjitha palët, jo vetëm për personin që i përdor ato.”
Tiranapost.al