Lirohet gabimisht Lulzim Cakaj, Ministrja Gjonaj urdhëron shkarkimin dhe arrestimin e Drejtorit të Burgut
E Martë 30 Korrik 2019, 10:28
TiranaPost
Llazar Mino kartelist në Burgun e Lushnjes përllogariti gabim dënimin e Lulzim Cakajt dhe Drejtori i Burgut Judmir Shurdhi dha urdhrin për lirimin e tij. Në konferencën për shtyp Ministrja Etilda Gjonaj tha: Është arrestuar që në mëngjes drejtori i burgut Judmir Shurdhi për dhënien e urdhrit për lirimin e të paktën 4 muaj e 22 ditë para kohe të Cakës dhe kartelisti Mino që llogariti gabim dënimin”.
Caka duhet të lirohej diku nga muaji nëntor. Gjonaj shtoi se duhen rishikuar dhe testuar punonjëssit e burgjeve.