Showbiz

Misteriozi Aldon Lipe na prezanton për herë të parë me vajzën 17-muajshe

Misteriozi Aldon Lipe na prezanton për herë të parë me

Zëri misterioz i tij na shoqëron çdo mëngjes në emisionin “Aldo Morning Show”. Moderatori Aldon Lipe njihet si një personazh publik shumë diskret. Të gjithë mësuam lajmin se u bë baba për herë të dytë, pak ditë pasi bashkëshortja e tij Ketiona Jubani solli në jetë vogëlushen, në nëntor të 2017-s.

Sot ai publikon foton e vajzës 1 vjeçe e gjysmë, Charlot dhe Ketionës. “Momente parajse në Tokë”, shkruan Aldo në mbishkrimi e fotos së Instagramit.

Vogëlushja që duket sapo ka përfunduar dushin i ka hedhur një shikim të veçantë nënës së saj. Kjo është hera e parë që moderatori publikon imazhin e plotë të vajzës në Instagram.

Kujtojmë se Aldon dhe Ketiona kanë dhe një djalë 15 vjeç, të quajtur Marti. / Tiranapost.al