Moti

Lexo parashikimin e motit dhe tabelat e temperaturave për ditën e parë të javës

Lexo parashikimin e motit dhe tabelat e temperaturave për ditën e

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Lexo parashikimin e motit dhe tabelat e temperaturave për ditën e

Lexo parashikimin e motit dhe tabelat e temperaturave për ditën e

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Në relievet e larta malore në Veri, Lindje dhe Jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.