Moti

Rikthehen reshjet e borës në mes të majit? Ja si pritet të jetë moti gjatë javës

Rikthehen reshjet e borës në mes të majit? Ja si pritet të

Moti në Shqipëri pritet të pësojë ndryshime të forta gjatë kësaj jave, duke sjellë ulje temperaturash, reshje shiu dhe madje mundësi për reshje bore në zonat malore.

Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se nga e mërkura moti do të bëhet më i paqëndrueshëm, ndërsa të enjten dhe të premten priten rrebeshe afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Sipas saj, ekziston edhe mundësia që në majat e maleve të Shqipërisë të rikthehen reshjet e pakta të dëborës, fenomen i pazakontë për muajin maj.

Dita e hënë vijon me vranësira dhe reshje të pakta kryesisht në veri dhe verilindje, ndërsa temperaturat mbeten të larta, duke arritur deri në 27°C. Nga e marta nis rënia graduale e temperaturave, ndërsa të mërkurën termometri pritet të zbresë me 4-5 gradë në të gjithë vendin.

Dita më e ftohtë do të jetë e enjtja, kur në zonat malore temperaturat minimale mund të zbresin deri në 3°C. Ndërkohë, reshjet e shiut dhe vranësirat do të vijojnë edhe gjatë së premtes dhe të shtunës.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të ndikojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.