Aktualitet

Nga 21 tetori mund t’i errësoni xhamat e makinave sipas rregullave, Gonxhja: Merr fund stresi 30 vjeçar

Nga 21 tetori mund t’i errësoni xhamat e makinave sipas rregullave,

Nga data 21 tetor të këtij viti dhe në vazhdim, nuk do të përndiqen më shoferët e makinave me xhama të zinj. Lajmin e bën me dije drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR Blendi Gonxhja, i cili përmes një deklarate tregon se vendimi është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke i dhënë fund dhe zgjidhje shqetësimit të shoferëve, apo ndalimit nga policët rrugorë pasi kontrollet do bëhen përmes pajisjeve teknologjike.

Ky vendim vjen pas dëgjesave rreth praktikave ndërkombëtare dhe konsultimeve. DPSHTRR propozoi rregullimin nënligjor dhe MIE miratoi Udhëzimin Nr. 5, dt. 07.10.2019 konkretisht për: "Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura”!

DPSHTRR ngarkohet për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me info e orientime online të cilat do pasqyrohen në WWW.dpshtrr.gov.al në ditët në vijim!

Gonxhja sqaron se e drejta për të errësuar xhamat e makinave zyrtarizohet dhe bazohet tashmë mbi kritere cilësie dhe sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare. Në postimin në Facebook ai shkruan se stresi 30 vjeçar merr fund; Me xham, pa xham, e ke, s’e ke !

Image result for Bledi Gonxhja

Blendi Gonxhja

Njoftimi i plotë me dokumentin përkatës si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B