Opinion

Një shënim i Shqipërisë së viteve '30 që bën ende sens edhe sot

Një shënim i Shqipërisë së viteve '30 që

Nga Ismet Toto/ Çdo njeri që di të shkruajë, nuk është një vleftë.

A është më mirë të kemi në Shqipëri njëzet gazeta dhe njëzet revista në duart e kujtdo dhe të bëjnë ç'të duan e të thonë ç'të duan lirisht, me fjalë të tjera, të kemi një kaos të plotë, apo është më mirë të kemi 5-6 gazeta dhe 5-6 revista në duar të zonja dhe të përshtatshme nga çdo pikëpamje, të cilat të zhvillojnë një aktivitet të qetë dhe të matur duke u munduar me përpjekje intelektuale të sinqerta dhe të vërteta të zbërthejnë ato probleme kombëtare, që i përkasin shtypit?

Shtypi nuk matet nga sasia e gazetave dhe revistave, por nga cilësia, nga vlefta reale dhe konstruktive e tij. Një gazetë nuk mund të lihet në duar të çdo njeriu. Përveç konditave të ligjës, ka edhe kondita të nënkuptuara. Një gazetë ose revistë mund t'i bëjë shpesh herë vëndit, më tepër shërbim ose dëm nga ç'mund t'i bëjë, për shëmbull, një deputet, ose sekretar general, ose një prefekt.

Atëhere një gazetë ose një revistë duhet lënë në duar të atyre njerëzve, që kanë garanci jo vetëm financiere, por edhe, si të themi, kulturore, shoqërore dhe kombëtare. Me fjalë të tjera, njerëzve që mund t'i shërbejnë shoqërisë.

*Ismet Toto, shkrimtar, politikan dhe aktivist i viteve '30. Lindi në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare. I kreu studimet në La Sapienza të Romës. Shkrimet e tij në fushën e besimit, filozofisë dhe etikës referoheni edhe sot. Një prej më të njohurave është "Grindje me klerin".