Politikë

Debate mes Grida Dumas dhe Bora Muzhaqit te Komisioni i Shëndetësisë

Debate mes Grida Dumas dhe Bora Muzhaqit te Komisioni i

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur dhe përfunduar me debate mes deputetes së PD-së Grida Duma dhe ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi. Grida Duma pyeti ministren Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është 5 miliardë. Por fakti që nuk bënte një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë bëri që Duma të kërkonte ndërprerjen e mbledhjes.

Debati:

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.