Deputetja e LSI-së i kujton Bashës që Ramën e mundi me votat e Hysni Milloshit dhe LSI: Që kurrë se meritove

Një krisje të fortë ka pësuar se fundmi edhe marrëdhënia PD-LSI, pas deklaratave të mbrëmjes së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, duke e berë edhe deputeten e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho të reagojë ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Xhixho ia kujtuar Bashës 23 mijë votat e partisë së saj, 1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Ramës si aleat i LSI-së dhe 50 votat që ia mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ-së, duke i thënë se ai nuk i meritoi kurrë ato vota.
"Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:
1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.
2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .
3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ.
Foto e nga Fushat e zgjedhjeve lokale 2011", tha Erisa Xhixho në "Facebook".
Ky sulm nga Erisa Xhixho erdhi pas deklaratës të Bashës se ai i fitoi zgjedhjet ndaj Edi Ramës falë përjashtimit të Sali Berishës nga fushata zgjedhore për bashkinë e Tiranës.
Mbrëmjen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi në "Open" se PD-ja i ka ofruar LSI-së para zgjedhjeve 15 mandate të sigurta por kjo e fudnit ka refuzuar duke thënë se do të fitojë 34 mandate.
Bardhi zbuloi dhe një bisedë për qarkun e Elbasanit, ku në prezencë të Bashës, Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, i kishte thënë para zgjedhjeve se LSI nuk fiton asnjë mandat në Elbasan, por përgjigja që mori ishte se LSI fiton 3 mandate ndërsa PD 2 dhe do luftojë për të tretin
Tiranapost.al